Qarku Tirane

Fushata ndërgjegjësuese #METY e organizatës “Të Ndryshëm & Të Barabartë” mbështetet nga FSHF

Published at : 21/08/2019 - 13:12

Këshilli i Qarkut Tiranë vlerësoi fushatën ndërgjegjësuese #METY të organizatës “Të Ndryshëm & Të Barabartë” në kuadër të bashkimit kundër dhunës dhe abuzimit më të cilën përballen vajzat dhe gratë shqiptare.

Gjatë muajit Mars “Federata Shqiptare e Futbollit” iu bashkua fushatës të ndërmarrë nga organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë” dhe Qendra për Veprim Social dhe Inovacion (KMOP), mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Në ndeshjet e javës së 26-të të kampionatit, futbollistët mbajtën të stampuar në fytyrat e tyre mesazhin #METY, për t’ju çuar sinjalin e duhur atyre që janë duke përjetuar dhunë apo çdo lloj forme abuzimi për theksuar se nuk mund dhe nuk duhet të heshtin më.

Duke përdorur sportin si mjet komunikimi, kjo nismë synonte të ndërgjegjësonte veçanërisht tifozët, që asnjë formë dhune ndaj vajzave dhe grave nuk justifikohet.

Ndeshjet në të cilat ishin pjesë e kësaj fushate ishin ato midis skuadrave: Tirana- Laçi, Kukësi- Partizani, Luftëtari- Skëndërbeu, Teuta-Kastrioti.

Këshilli i Qarkut Tiranë i bën thirrje donatorëve të ndryshëm për mbështetje në projektet e tjera të organizatës “Të Ndryshëm & Të Barabartë” në të ardhmen.