Qarku Tirane

Finalizohet projekti për rritjen e rolit të Sekretarit në Këshillat vendor

Published at : 04/09/2019 - 19:30

Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë në bashkëpunim me projektin zvicerian Helvetass “Bashki të forta” dhe me mbështetjen e plotë të Agjencisë për Mbështetje të Vetëqeverisjes Vendore ka zhvilluar 12 takime në 12 Qarqet e Shqipërisë në muajin Maj me temë: Diskutimi i raportit URI (Instituti i Kërkimeve Urbane/BTF( Bashki të forta) mbi analizën dhe rekomandimet për forcimin e rolit të sekretarëve të këshillave bashkiakë.

Pas përfundimit të 12 takimeve të realizuara në 12 qarqet e Shqipërisë , Shoqata e Këshillave të Qarqeve në bazë të analizës mbi të gjitha propozimet e pjesëmarrësve, përgatiti propozimet dhe rekomandimet e saj dhe i dërgoi pranë Helvetass“Bashki të forta”dhe Agjencisë për Mbështetje të Vetëqeverisjes Vendore.

Në vijim të procesit u realizua një takim në Agjencinë për Mbështetje të Vetëqeverisjes Vendore ku u prezantua drafti mbi udhëzimin “Përforcimin e administratës së Këshillit Bashkiak “ ,dhe u caktuan detyrat dhe afati i përmbushjes se tyre mbi përmirësimin e këtij drafti për palët pjesëmarrëse që të paraqisnin rekomandimet,sugjerimet, mendimet apo ndryshimet nëse do kishin.

Pas shkëmbimit të mendimeve, opinioneve dhe sugjerimeve midis 3 palëve, Shoqatës së Qarqeve, Helvetass “Bashki të forta”dhe Agjencisë për Mbështetje të Vetëqeverisjes Vendore u përfundua udhëzimi mbi “Përforcimin e administratës së Këshillit Bashkiak”, në të cilin u morën parasysh të gjitha sugjerimet e shoqatës.

Ky udhëzim rekomandues nga Agjencia i është dërguar tashmë në kuadrin e konstituimit të të gjithë Këshillave Bashkiakë në rang vendi për një menaxhim dhe koordinim më të mirë të punës si dhe forcimin e zbatimit të ligjit nga ana e Sekretarit të Këshillit.