Qarku Tirane

Eksperienca në projektet europiane, Qarku i Tiranës mirëpritet në konferencën e Sarajevës

Published at : 17/06/2019 - 14:16

Institucioni i Këshillit të Qarkut Tiranë me ftesë të autoriteteve përgjegjëse të Integrimit Evropian të Bosnje-Hercegovinës, mori pjesë në konferencën nderkombetare për rezultatet e projekteve Interreg Med në vendet IPA , zhvilluar në 13 Qershor në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë.
Diskutimet për përpjekjet e kapitalizimit në vendet IPA të cilat marrin pjesë në Programin e Interreg MED, ishin fokusi kryesor gjatë takimit si dhe rezultatet e arritura deri tani në tre vendet që përfshihen në projekt Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria, sfidat e së ardhmes dhe perspektiva në periudhën e planifikimit 2021-2027 të Programit.
Çështjet kryesore të trajtuara ishin:
• Prezantimi i planit të Kapitalizimit të Interreg MED,
• Vështrim mbi pjesëmarrjen IPA në Programin Interreg MED (fakte dhe shifra),
• Përfshirja IPA në projektet MED- prezantime nga raste studimi,
• E ardhmja e Bashkëpunimit Territorial Evropian të vendeve IPA-diskutim paneli,
• Si të transferojmë rezultatet në vendet IPA – diskutim paneli.
Përfaqësuesi i Qarkut Tiranës u shpreh se rezultatet e projekteve kanë qenë frytdhënëse duke përmendur kështu eksperiencën e promovimit të suksesshem të nismës AI-NURECC në Tiranë, e cila tregoi se ekziston fryma e bashkëpunimit në nivel rajonal dhe më tej për zbatimin e strategjisë makro-rajonale EUSAIR.
Në Programin Mesdhetar Interreg (MED), 1 nga 2 projekte të realizuara përfshin partnerë nga Shqipëria, Bosnja- Hercegovina dhe Mali i Zi, tre vendet pjesëmarrëse në Interreg MED-IPA.
Më shumë se 40 partnerë janë të përfshirë në 45 projekte (nga 91) që bashkëpunojnë në tema të ndryshme nga inovacioni në mbrojtjen e biodiversitetit. Këto shifra tregojnë aftësitë, kapacitetin dhe forcën e kontributit të vendeve evropiane, duke përfituar nga Instrumenti i ndihmës së para-anëtarësimit (IPA).