Qarku Tirane

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, Dalipi: Mirënjohje dhe vëmendje për moshën e tretë

Published at : 01/10/2019 - 18:14

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, Bashkia Kavajë pjesë e Qarkut Tiranë organizoi një aktivitet solidariteti në Shtëpinë e të Moshuarve të këtij qyteti.

Kryetari i Bashkisë Kavajë, Redjan Krali sëbashku me kryetarin e Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi vizituan Shtëpinë e të Moshuarve si një moment përkujdesje dhe përulje për kontributin e tyre që kanë dhënë për shoqërinë dhe vendin ku ata kanë punuar.

“Ju përulemi me respekt juve dhe gjithë të moshuarve që i kanë dhënë shoqërisë dhe vendit,” tha Aldrin Dalipi ndërsa vlerësoi dhe stafin e qendrës që shërben me përkushtim ndaj moshës së tretë.

Ai shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që vitet e tyre të jetës i kaluan në shërbim të vendit duke punuar me sakrifica dhe bëri apel të rinjve që mos të heqin vëmendjen nga mosha e tretë dhe të respektojmë kontributin e gjithsecilit.

Kryetari i Bashkisë së Kavajës në fjalën e tij vuri theksin se institucioni që ai drejton do të ketë vëmendjen maksimale për moshën e tretë.

Të dy autoritetet lokale ju bashkuan të moshuarve në mensën e qendrës ndërsa ju servirën ushqimin ditor të personave të pamundur.

Gjithashtu ju dhuruan lule dhe stafit të grave të qendrës që punojnë çdo ditë me përkushtim.