Qarku Tirane

Betohen 100 rekrutët e rinj të Policisë Bashkiake

Published at : 09/03/2016 - 18:50

Policia Bashkiake e Tiranës është përfshirë në një proces të plotë transformimi, jo vetëm sa i përket mjeteve ashtu edhe shërbimit ndaj qytetarëve dhe kthimit të kryeqytetit dhe hapësirave publike në binarët e ligjit.

Kreu i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak, z. Aldrin Dalipi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj dhe Prefekti i Qarkut Tiranë, z. Sadi Vorpsi ishin sot të pranishëm në një ceremoni ku u bë betimi i 100 rekrutëve të rinj që janë bërë pjesë e forcave efektive të Policisë Bashkiake që u zhvilluar në ambientet e Policisë Bashkiake.

Në fjalën e përshëndetjes zoti Dalipi uroi të rinjtë dhe të rejat që u bën pjesë e policisë Bashkiake.

Ndërsa kreu i Bashkisë së Tiranës ka evidentuar se detyrat që dalin para policisë bashkiake janë të shumta dhe njëkohësisht të vështira për vet përpjekjen që kërkon kthimi i kryeqytetit nga një vend ku mbizotëronte i forti në një vend ku mbizotëron forca e ligjit dhe normaliteti, duke filluar që nga çlirimi i hapësirave publike dhe kthimin e tyre qytetarëve.

Më tej ai theksoi se brenda 7 muajsh Policia Bashkiake ka pësuar një ndryshim rrënjësor, duke filluar që nga sjellja e përfaqësuesve të saj në raport me qytetarin. Sipas tij një element i ndryshimit është edhe përfshirja gjithnjë e më e madhe e punonjësve femra të Policisë Bashkiake.