Qarku Tirane

Arqipeshkvisë së Shkodrës i jepet titulli “Mirënjohja e Qarkut”

Published at : 02/02/2016 - 10:12

E vendosur në sheshin “Gjon Pali II” në Shkodër, vepra e skulptorit Agim Rada sheh nga qielli, për të paraqitur simbolikisht lutjet që këta martirë bënë në momentet e fundit të jetës. Inaugurimi bëri bashkë nuncin apostolik në Shqipëri Imzot Ramiro Molinar Ingles, ministren e Kulturës, përfaqësues të qarkut Shkodër dhe klerikë.

Ceremonia u pasua me promovimin e librit “Nëntori i Bardhë” kushtuar meshës së parë që solli lirinë e besimit në 4 nëntorin e 1990-ës. Dhe më pas dorëzimi i tullit “Mirënjohja e Qarkut” Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.

Imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv i Shkodrës tha: “Vendosja zyrtare e veprës së zotërisë Agim Radës që kujton martirizimin ne vendin tonë në vitet e errëta është një paralajmërim për brezat e rinj dhe për të gjithë ne, për një Shqipëri më të mirë”.

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër dhe nënkryetarja e Shoqatës së Qarqeve të Shqipërisë, Greta Bardeli tha se; “Mrekullia që martirët e besimit nuk reshtën se besuari që do të ndodhte, pikërisht mesha e parë e mbajtur nga Don Simon Jubani më 4 nëntor 1990”.

Ndërsa ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se Shkodra ishte qyteti që dha provat e mëdha, përballë diktaturës së egër që mori gjithçka.