Qarku Tirane

7 Marsi, një model frymëzimi si Anita Tartari

Published at : 07/03/2018 - 14:53

Anita Tartari ia ka kushtuar jetën pianos... Me një karrierë pedagogjike që i kalon gjysmë shekulli ajo është padyshim një ndër emrat më të nderuar të muzikës shqiptare.
Për gjithë kontributin e jashtëzakonshëm, kreu i Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi, i dorëzoi asaj këtë 7 Mars "Mirënjohjen e Qarkut Tiranë".
Dalipi theksoi se ajo ka qenë një profesoreshë e palodhur dhe artiste e vlerësuar, pavarësisht moshës, zonja Tartari mbetet model shumë i mirë për studentët e saj kudo ndodhen.
Karriera e Anita Tartarit do të karakterizohet edhe nga një kontribut i vazhdueshëm për talentet reja ku do të numëronim mbi 100 pianistë që kanë kryer studimet e larta të plota dhe janë diplomuar në klasën e saj të cilët sot janë të suksesshëm në skenat ndërkombëtare.
Anita është një redaktore e kujdesshme dhe e pasionuar e pjesës më të madhe të veprave të rëndësishme shqiptare për piano që sot kanë pasuruar e gjejnë vend në programet e Universitetit të Arteve.
Me forcën dhe pasionin e karrierës së gjatë e të suksesshme mbi supe, Anita Tartari mbetet një nga emrat më të rëndësishme të interpretimit pianistik dhe të muzikës shqiptare.