Qarku Tirane

5 Maji, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit

Published at : 05/05/2016 - 14:16

Me rastin e 5 Majit, sot u zhvilluan në Tiranë homazhe në nder të dëshmorëve të Atdheut.

Të pranishëm në ceremoni ishin Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, Zv.Kryeministri, z. Niko Peleshi, Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, deputetë, veteranë dhe të afërm të dëshmorëve.

Në emër të Këshillit të Qarkut, nënkryetarja znj. Bora Panajoti vendosi një kurorë me lule te monumenti “Nënë Shqipëri”, në nderim të kujtimit të dëshmorëve të rënë për lirinë e Atdheut.

5 Maji është dita e mirënjohjes së përjetshme të shqiptarëve ndaj dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare që dhanë jetën për çlirimin e vendit.