Qarku Tirane

Tiranë, tryezë për projekte nga Programi i Financimit Interreg Adriatik Ionnian i BE

Published at : 12/04/2018 - 23:05

Këshilli i Qarkut Tiranë nderoi me titullin e “Mirënjohjes”, Profesor Patrizio Bianchi.

Zoti Bianchi është Ministri Rajonal për Koordinimin e Politikave Evropiane të Rritjes, Edukimit, Arsimit Profesional, Kërkimit Shkencor dhe Punësimit në rajonin e Emiglia Romanjës në Itali.

Përpara eventit ndërkombëtar për thirrjen e 2-të për projekte nga Programi i Financimit Interreg Adriatik Ionnian i BE, Profesor Bianchi zhvilloi një takim me kryetarin e Qarkut dhe Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi.

Zoti Dalipi theksoi se profesor Bianchi është një personalitet me kontribut të veccantë për bashkëpunimin në zonën Adriatiko-Joniane.

Thirrja e 2-të për projekte nga Programi i Financimit Interreg Adriatik Ionnian i BE

Po ditën e djeshme nën organizimin e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, Autoriteti Menaxhues i Interreg Adriatik Ionnian dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian u zhvillua eventi ndërkombëtar i lancimit të thirrjes së dytë për projekte ne kuadër te programit të financimit Interreg Adriatik Ionnian të BE.

Eventi lancues synoi prezantimin e akseve prioritare të thirrjes dhe tematikat mbi të cilat do të pranohen projekte nën këtë thirrje. Në fjalën e tij adresuar eventit, Profesor Bianchi solli një pasqyrim të debateve që sot po mbizotërojnë në Bruksel mbi buxhetin e BE, uljen e mbështetjeve për Strategjinë e kohezionit dhe rritjen e financimit për kërkimin e teknologjinë.

Mes të tjerash, Prof. Bianchi theksoi së kohezioni i rajoneve evropiane duhet ruajtur dhe rritur si mënyra e vetme për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të makrorajoneve të Evropës dhe asaj si një e tërë.

Dukë theksuar lidhjen e Strategjisë EUSAIR dhe fondet kohezive dhe domosdoshmërinë e financimit të planit të saj të veprimit, Prof.Bianchi si një prej ideatorëve të makrorajoneve të Evropës që në vitin 2003, u shpreh së ky model zhvillimi qëndron akoma i fortë dhe garanton zhvillim koheziv të të gjitha rajoneve te unionit.