Qarku Tirane

Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë në aktivitetet e ‘Dita e Zgjerimit’ në Komitetin e Rajoneve në Bruksel

Published at : 09/06/2017 - 10:53

Komiteti i Rajoneve organizoi në datat 31.05.2017-1.06.2017 në Bruksel “Ditën e Zgjerimit”. Dita e Zgjerimit (Enlargment Day) një forum që mbështet procesin e zgjerimit të BE dhe veçanërisht për të inkurajon përfshirjen e institucioneve vendore dhe rajonale në procesin e integrimit.

Shqipëria u përfaqësua nga Ambasadorja e Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian znj.Suela Janina dhe znj.Blerina Guga, Drejtore Ekzekutive e Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë.

Drejtorja e Sh.K.Q.Sh, Blerina Guga adresoi më 31 Maj takimin e Grupit të Punës për Ballkanin Perëndimor duke ndarë me pjesëmarrësit zhvillimet dhe sfidat e pushtetit vendor në Shqipëri në zbatim të reformave thelbësore si ajo administrative territoriale me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, ecurinë drejt reformës së rajoneve dhe ligjit për zhvillimin rajonal, reformat në arsimin profesional dhe përafrimi i këtij të fundit me nevojat e tregut vendas dhe te huaj për kualifikime etj.

Pjesë me rëndësi e fjalës së Znj. Guga ishte edhe zhvillimi rajonal dhe përfaqësimi aktiv i rajoneve Shqiptare më organizata ndërkombëtare si Eurorajoni Adriatiko Jonian (AIE), Konferenca e Rajoneve Detare Periferike te Evropës (CPMR) etj dhe partneriteti në projekte në kuadër të thirrjeve të BE për bashkëpunimin territorial.

Znj.Guga ju përgjigj interesit të komisionarëve mbi përfshirjen e institucioneve të pushtetit vendor në vendimmarrje dhe proceset drejt integrimit evropian dhe konsultimit.

Ambasadorja Janina në fjalën e saj nënvizoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në marrëdhëniet e bashkëpunimit rajonal dhe vlerën e shtuar që i ka dhënë Procesi i Berlinit këtij bashkëpunimi.

Ambasadorja falënderoi në fjalën e saj edhe Komisionin Evropian, i cili nëpërmjet projektit të fundit që ka filluar të zbatojë në Shqipëri “Municipalities for Europe” po ndihmon në forcimin e kapaciteteve administrative të pushtetit vendor dhe rritjen e rolit të tyre në procesin e integrimit evropian.