Qarku Tirane

Eurorajoni Adriatiko-Jonian: Projekt prioritar Autostrada Tiranë-Dubrovnik

Published at : 18/06/2016 - 16:10

Për autoritetet lokale të rajonit Adriatiko-Jonian, integrimin europian i vendeve kandidate të këtij pellgu, kalon së pari përmes realizimit të projekteve konkrete që krijojnë lidhjet e nevojshme midis rajoneve.

Projekti i autostradës Tiranë-Dubrovnik është në qendër të axhendës së prezantuar në Bruksel nga autoritetet vendore të Eurorajonit Adriatiko-Jonian, që ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit midis rajoneve të këtij pellgu në fushën e turizmit, të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, mjedisit, peshkimit dhe infrastrukturës.

Eurorajoni Adriatiko-Jonian është shoqata e parë ndërkombëtare e krijuar në 2006 në Kroaci, që ka kërkuar mbështetjen e Bashkimit Europian me rezultat aprovimin e iniciativës së Bashkimit Europian për rajonin Adriatiko-Jonian 2014.

Makrorajonalizimi është një intuitë europiane e kolektiviteteve territoriale që lindi si nevojë e emergjencave të viteve ‘90. Rajoni i parë që ka rënë në sy për rritjen e tij është pikërisht rajoni Adriatiko-Jonian, prej të cilit Eurorajoni është organizmi i elaborimit të projekteve dhe nxitjes së zbatimit të tyre. Në këto dhjetë vjet, mund të themi që ne kemi arritur të vendosim një kulturë të re për detin blu, një kulturë të re të ndërlidhjes tokë-det, të turizmit dhe mjedisit të qëndrueshëm,” u shpreh Luciano D’Alfonso, zëvendëspresident i Eurorajonit Adriatiko-Jonian.

Presidenca e Eurorajonit ka lançuar mbështetjen e idesë së autostradës Tiranë-Dubrovnik. Është një sinjal shumë i fortë që të zhvillojmë infrastrukturën midis rajoneve tona dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm për të shkëmbyer eksperiencë jo vetëm në aspektin e infrastrukturës por dhe në aspektin e turizmit, agroturizmit, agrikulturës në aspektin e lidhjes së universiteteve, lidhjes së dhomave tona të biznesit”, tha Aldrin Dalipi, zëvendëspresident i Eurorajonit Adriatiko-Jonian.

Autoritetet lokale të Eurorajonit Adriatiko-Jonian synojnë edhe krijimin e disa aeroporteve të vogla në rajonin Adriatiko-Jonian. Eurorajoni synon të luajë një rol aktiv koordinimi për zbatimin e strategjisë së Bashkimit Europian për rajonin Adriatiko-Jonian.

Një asamble e jashtëzakonshme do të organizohet në korrik në Pula të Kroacisë në dhjetëvjetorin e Eurorajonit për bashkëpunime të reja në nivelin makro-rajonal.

https://www.youtube.com/watch?v=VHP7B9YsQCw