Qarku Tirane

Eurorajoni Adriatiko Jonian - 10 vite në veprim, kërkohen angazhime të reja të anëtarëve

Published at : 11/07/2016 - 18:27

10 vjet pas krijimit të tij, anëtarët e Eurorajonit Adriatiko-Jonian u mblodhën në 2 korrik 2016 në Pula (Kroaci), pikërisht aty ku u krijua, për të bërë një bilanc të punëve të bëra, për të festuar me miq e bashkëpunëtorë dhe diskutuar se çfarë ky organizim i krijuar me drejtuesit e rajoneve të vendeve të këtij pellgu, do të bëjë në të ardhmen.

Asambleja e Jashtëzakonshme e EAJ, u zhvillua nën kujdesin e veçantë të Presidencës përbërë nga Nikola DOBROSLAVIĆ, President i Eurorajonit Adriatik Jonian dhe Presidenti i Këshillit të Qarkut Dubrovnik-Neretva, Adrin Dalipi, zëvendës President i EAJ dhe Kryetar i Qarkut Tiranë, Luciano D’Alfonso, zëvendës President i EAJ dhe President i Rajonit të Abruzzos Itali.

Nikola DOBROSLAVIĆ, President i Eurorajonit Adriatiko-Jonian ishte ai që uroi mirëseardhjen në këtë event të një rëndësie të veçantë të të gjithë pjesëmarrësve.

E nisur si një iniciativë e disa politikanëve vizionarë pikërisht në korrik të vitit 2006, EAJ erdhi si një përpjekje për të krijuar një organizatë të veçantë ndërkombëtare që solli së bashku autoritetet rajonale dhe lokale në pellgun e Adriatikut dhe Jonit në krijimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella ndërmjet banorëve dhe institucioneve dhe si një stimulim për të realizuar një zhvillim të frytshëm për këtë territor.

Gjatë 10 viteve të punës së saj, Eurorajoni Adriatiko Jonian është forcuar. Kjo është mbërritur falë të punës së organeve të saj institucionale, shkëmbimit të praktikave më të mira dhe përvojave administrative në funksion të një procesi të vazhdueshëm të ngritjes së kapaciteteve.

Sot Eurorajoni Adriatiko Jonian është zgjeruar me 28 anëtarë, ku Shqipëria dhe Qarqet e saj bregdetare, janë pjesë që prej krijimit në vitin 2006.

E përbashkëta e të gjithë folësve angazhimi dhe inkurajimi mbi rëndësinë e vazhdimit te rrugës se EAJ, në këtë drejtim, në rritje të angazhimit dhe bashkëpunimeve konkrete shumëpalësh, duke qenë të vetëdijshëm se roli i institucioneve publike rajonale duhet të përforcohet në mbështetje të suksesit të projektit të madh Evropian.